Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi është kapur me drogë. Ngjarja ka ndodhur më 23 Dhjetor në Fasano.
I arrestuari është një 37-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik deri më tani. Shqiptari u kap gjatë një kontrolli rrugor.
I riu po udhëtonte me një furgon me logo shqiptare. Në sistemin e ftohjes ai kishte fshehur një total prej 3 kilogramësh heroinë që u kapën nga autoritetet. Droga ishte ndarë në 6 pako.
Mësohet se policia ka sekuestruar drogën dhe furgonin. /tvklan.al