Në kuadër të operacionit “Tempulli”, sipas ministrit të Brendshëm Taulant Balla, janë sekuestruar në 4 muaj sasi të mëdha të lëndëve narkotike në vend.
“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike. Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe atyre psikotrope. Operacioni kombëtar “Tempulli” ka vijuar intensivisht duke çuar në ndalimin e personave për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme narkotike. Prej fillim vitit janë sekuestruar mbi 720kg kanabis, 10kg kokainë, 11kg heroinë, 12 mijë fara kanabis dhe 37 400 fidanë kanabis”, thotë Balla në reagimin e tij zyrtar.
Ky operacion antidrogë është zhvilluar në dy faza prej më shumë se një viti tashmë, duke “shpërbërë” grupe të ndryshme kriminale./tvklan.al