Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion në kuadër të të cilit janë lëshuar 30 masa arresti.
Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin persona që ishin kapur më herët. Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis.
Mësohet se hetimet kanë nisur që në muajin Janar. I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani. Ky i fundit mbeti i plagosur më 24 Mars të këtij viti nga një punonjës policie në Tiranë. Ai u kap me 1 kg kokainë në automjetin e tij, sasi të cilën do e dorëzonte te Rruga e Kavajës.
/tvklan.al