Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali dhe është zbuluar se ai ishte dëbuar nga vendi pasi kishte rënë në pranga gjatë një operacioni të kryer në Janar të vitit 2019.
Ai ishte arrestuar për disa vjedhje të kryera në Genova dhe gjykata kishte vendosur që ai të dëbohej nga vendi dhe të mos lejohej që të futej në Itali për 10 vitet e ardhshme, si një masë alternative e dënimit.
Por dhe pse ai ishte shpallur si një qytetar i papëlqyer në Itali, kishte vendosur që të hynte ilegalisht aty. Ai kishte ndryshuar identitetin nga Q.H. në T.H. duke dashur që të mos kishte probleme me policinë.
Gjatë një kontrolli 28-vjeçarit iu kërkua pasaporta dhe ai dorëzoi tek karabinierët identitetin e rremë, por pasi iu morën dhe shenjat e gishtave u zbulua se ai ishte dëbuar nga vendi rreth dy vite më parë.
Ai tashmë është dërguar në burg dhe tashmë nuk do të dëbohet më, por do të vuajë dënimin për vjedhjet e kryera si dhe për shkeljet e tjera./tvklan.al