Edhe pse jemi zyrtarisht në vjeshtë, temperaturat mbeten të larta. Madje sipas parashikimeve të sinoptikanëve në disa qytete përfshi edhe Tiranën, ato janë edhe 8 gradë mbi vlerat mesatare mujore të Shtatorit.
Lajda Porja, “MeteoAlb”: Ende jemi në atmosferën e verës na pret një javë më temperature mjaft të larta. Parashikohet që përgjatë kësaj jave termometri të regjistrojë mbi 30 gradë në shumë qytete të Shqipërisë dhe në zona që pothuajse gjatë gjithë verës disa nga qarqet e Shqipërisë kanë regjistruar edhe vlera të larta siç është Elbasani, Berati, Gjirokastra, Shkodra edhe Tirana nuk mbetet pas, të cilët do të kenë temperatura të larta deri në 36 gradë, që janë të paktën 7-8 gradë më të larta nga sa duhet të jenë.
Meteorologët thonë se gjatë pasditeve do të shtohen vranësirat, duke bërë që të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu.
Lajda Porja, “MeteoAlb”: Reshjet do të jenë kryesisht nga ora 17:00 deri në orën 20:00 ose 21:00. Ky është intervali, i cili është më i rrezikuar për sa i përket rrebesheve të shiut do të jenë zonat malore ato më të rrezikuarat nga vranësirat dhe rrebeshet e shiut. Ndërkohë që dita e mërkurë dhe dita e enjte do të rrezikojë pothuajse të gjithë territorin, duke përjashtuar vijën bregdetare e cila do të mbetet me vranësira të shpeshta dhe vetëm në zona të izoluara me reshje të pakta. Parashikohet në fakt që reshjet të jenë herë pas here rrebeshe, janë tipike të vjeshtës. Janë celula të vogla të cilat zhvillohen në një territor të caktuar duke sjellë erë të fortë, rrebeshe, stuhi breshëri.
Meteorologët parashikojnë se në pjesa e parë e muajit Shtator do tu jap mundësinë të gjithë atyre që nuk kanë bërë pushime të shijojnë bregdetin, pasi temperaturat do të mbeten të larta.
Klan News