Bashkia e një qyteze në Siçili të Italisë ka ndërmarrë një nismë për të populluar vendin që është boshatisur nga largimi i banorëve.
Bëhet fjalë për qytezën Troina, ku shtëpitë po shiten për 1 Euro. Jo vetëm kaq, por kryebashkiaku i qytetit Sebastiano Fabio Venezia thotë se kushdo që blen këto shtëpi të vjetra, do t’i jepet edhe një shumë parash rreth 25 mijë Euro me qëllim që t’i investojnë për të restauruar banesat.
Për të përfituar këto, do të duhet që të lini paradhënie 5000 Euro, të cilat do t’ju kthehen mbrapsht pas të kenë përfunduar rinovimin e shtëpisë.
Kjo është qyteza e fundit në Itali që po shet shtëpi tepër të lira me synim për të tërhequr banorë për shkak të rënies drastike të popullsisë, të cilët janë larguar nga zonat rurale drejt qyteteve të mëdha.
Troina njihet ndryshe si “ballkoni i Siçilisë” dhe është një qytezë e qetë. Në shitje për 1 Euro janë 30 shtëpi, të cilat janë të vjetëruara dhe kanë nevojë për t’u rikonstruktuar. /tvklan.al