3 nga 7 personat e arrestuar si përgjegjës për kultivimin e kanabisit në një shtëpi të përshtatur në zonën e Selitës u mbyllën në qeli pa afat nga Gjykata e Tiranës.

Kjo e fundit liroi në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” 4 të tjerët, mes tyre edhe 3 punonjësit e OSHEE, të dyshuar se kanë shpërdoruar detyrën.

Si organizator të kësaj veprimtarie, Prokuroria thotë se është shtetasi Sajmir Karaj, i shpallur në kërkim, pasi kishte ndërtuar një tunel që lidhte godinën e përshtatur për kultivim kanabisi me banesën e tij, duke shtruar tubacion për vaditje.

Tv Klan