Edmond Niçe nuk lejon as vëllain të hyjë në shtëpinë e ndërtuar prej të gjithëve, por as vajzën e tij nga martesa e parë.

Mbesa e Leonardit: Vendosëm që do të punonim bashkërisht në dyqan që të bëhej investimi. Por, që të bëheshe ndërtesa duheshe marrë kredi dhe kjo kredia u morr në emër të babit tim, të prindërve të mi. Janë marrë 45 milionë gjithsej, por sipas kredisë janë paguar 900 mijë lekë në muaj.

Nipi i Leonardit: Ne duhet të bëjmë një gjyq, ku secili të paraqesë investimet e veta me dokumente siç i ka dhe gjykata të vendosë se kujt do i takojë pronësia, këtu ka ngecur. Ky është një gjyq civil që duhet të bëhet, për momentin ne kemi një gjyq penal ku zotëria ka bërë një falsifikim. Ka shtuar emrin dhe firmën e babait tim tek një aplikim, ku e konfirmon dhe vetë dhe për këtë nga Prokuroria e Elbasanit ka shkuar tek Gjykata e Elbasanit. Duhet të mbyllet çështja penale dhe pastaj të vazhdojë gjyqi civil.

Gazetarja: Gjatë kësaj kohe pse nuk e keni lejuar që të futet në shtëpi?

Mbesa e Leonardit: Kur u prish shtëpia zotëria nuk jetonte këtu, jetonte në pallat. Ka shtëpinë e tij dhe të rrijë atje.

Vajza e Edmond Niçes konfirmon për “Stop” se për ndërtimin e shtëpisë ka konfirmuar të gjithë, jo vetëm një person.

Mesa di unë të gjithë kanë investuar aty! Aty kanë punuar të gjithë, edhe unë. Te lokali te shtëpia, që janë bërë, babai im, xhaxhai im, nusja e xhaxhait tim me fëmijët kemi punuar kështu që nuk është se ka punuar një njeri. Mesa di unë, shtëpia ekzistuese është e gjyshit tim!”, tha vajza e Edmond Niçes.

Për këtë situatë “Stop” vë në dijeni specialistin e zonës dhe komisariatin e Policisë Elbasan, të cilët vijnë dhe marrin të dy palët për t’i shoqëruar në komisariat.

Specialisti i Zonës Bilal Laloshi: Të dyja palët në komisariat.

Aty i merr në pyetje OPGJ Elert Blackori dhe shefi i Komisariatit Elbasan, Fatos Tresa thotë se policia pasi ka marrë në pyetje palët, materialet ia ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit.

Shefi Fatos Tresa: Policia ka bërë veprimet, që i takojnë ligjërisht të bëjë, dhe e kanë referuar materialin në Prokurori!

Por a ka të drejtë, njëra palë në konflikt që të mbajë peng palën tjetër pa asnjë dokumentacion konkret?

Avokati Arben Llangozi shprehet se pala që nuk lejon Leonard Niçen, që të futet në banesë nuk e bazon këtë në asnjë dokument, ndaj policia bashkë me Prokurorinë e Elbasanit duhet të marrin masa për rastin.

“U njoha me dokumentet që pala paraqet, ku kemi të bëjmë me disa dokumente që vërtetojnë se personi që i ka paraqitur pranë redaksisë është pronar. Kemi të bëjmë me një kontratë kredie ku në asnjë pikë të saj nuk është e shkruar që kjo kontratë kredie po shkon për këtë objekt. Kemi një vendim që nuk provon fare që ky person është pronar, kemi dhe një akuzë për falsifikim dokumentesh për njërën prej palëve. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që personi i cili pretendon se është pronar, nuk është pronar, pra nuk mund ta përcaktojë prokuroria njohjen apo mos njohjen e pronësisë. Këtu kemi një të drejtë pronësie nga pala e cila është ankuar në emisionin “Stop”, e cila është kërcënuar nga palët e tjera të cilat kanë pasur si qëllim vjedhjen me anë të mashtrimit të një prone, që në rastin konkret e ka arritur qëllimin. Pra pala që pretendon se është pronar nuk është pronar 100% e objektit, por është sipas trashëgimive resprektive, që në rastin konkret edhe ankuesi është pronar i një pjese takuese. Këtu kemi disa vepra penale të vetëgjyqësisë. Policia e Elbasanit duhet të marrë masa për të trajtuar dhe për të ndjekur penalisht personin që bëhet pengesë për t’u futur në bashkëpronësi, kemi veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit dhe të falsifikimit të dokumenteve. Policia dhe prokuroria duhet të marrin masa për parandalimin e krimeve të mëtejshme dhe nuk duhet të mjaftohen me një dërgim të çështjes në prokurori”, tha avokati.

Përmes avokatit denoncuesi Leonard Niçe bën kallëzim tek Krimi Ekonomik për vjedhje të pronës me anë të mashtrimit, që ky rast të zgjidhet./tvklan.al