S’marrin pagën e luftës, “Stop” zgjidh problemin e punonjëseve
12 shitëse të kompanisë “Sport Vision” i janë drejtuar emisionit “Stop”, pasi tregojnë se me izolimin për shkak të pandemisë, iu krijuan probleme në punë.
Transporti publik u pezullua, ndaj në muajt Mars e Prill pronari u tha që të sakrifikonin, pasi do t’u jepte bonus. Por kjo periudhë u zgjat, ndaj vajzat e lanë punën.
“Përshëndetje “Stop”-i. Jemi 12 punonjëse të kompanisë “Sport Vision”, pozicioni shitëse dhe transportin e kemi siguruar vetë. Mirëpo me fillimin e pandemisë, në Mars 2020, transporti urban u paralizua. Ne kemi hasur me shumë vështirësi sepse duhej të ecnim me orë të tëra për të arritur orarin e punës.”
“Ata na kanë thënë se duhet të sakrifikojmë në këtë kohë pandemie, për kompaninë, ne e bëmë sa e bëmë këtë gjë, por nuk mundeshim më dhe për këtë arsye ne të gjitha sa jemi këtu lamë punën. Problemi jonë është se ne nuk jemi paguar, na kanë thënë se kemi aplikuar për pagën e luftës, na kanë thënë se është miratuar, por nuk na është hedhur asgjë në llogari. Për këtë periudhë sakrifice, ata na kishin premtuar edhe një bonus për transportin, të cilin nuk e kemi marrë akoma. Pra ne kërkojmë bonusin ose pagën e luftës.”
Për këtë problematikë, vetë shitëset komunikojnë me menaxheren e “Sport Vision” dhe kjo i fundit u premton pagën e luftës, ndërsa bonusin jo.
Shitësja- Si je?
Menaxhere “Sport Vizion”- Mirë? Ca bëre? C’kemi?
Shitësja: Doja të të pyesja për atë pagën e luftës? Edhe sa do presim?
Menaxhere “Sport Vizion”- Jemi interesuar, është e sigurt.
Shitësja-Po ai shpërblimi që na është premtuar, është bërë gjë për bonusin tonë apo?
Menaxhere “Sport Vizion”-Cili? S’e kuptova?
Shitësja- Ai që diskutuam. Ai që ne kemi punuar.
Menaxhere “Sport Vizion”-Normalisht, ajo do të ishte deri në fund të majit. Duke qenë se ju jeni larguar, dhe u larguat në atë mënyrë, nuk besoj se kam unë arsye për t’ia kërkuar shefit.
Shitësja- 400 është paga e luftës,
Menaxhere “Sport Vizion”-Po! Po, po!
Shitësja- Ato që ne kërkojmë, që na keni premtuar?
Menaxhere “Sport Vizion”-Nëse do të punonit, të ishit në marrëdhënie pune…
Shitësja- Nëse do punonim do të merrnim pagën e luftës…
Menaxhere “Sport Vizion”-Tani, Shteti ia ka dhënë biznesit, s’ta ka dhënë ty!
Shitësja- Atë ma jep Rama, jo ju…
Menaxhere “Sport Vizion”-Po Edi Rama, për çfarë ta jep ty? Nëse ti mendon kështu, mund të pyesni edhe…Shko pyet edhe…
Shitësja- Sigurisht që kam pyetur. Bonusin duam ne Flori, bonusin…
Menaxhere “Sport Vizion”-Nuk ka bonus në kohë krize!
Shitësja- Pse na e premtuat kur ishim në marrëdhënie pune?
Menaxhere “Sport Vizion”-Po pra, djersën tënde do ta kaloj, 400 mijë lekshin edhe je brenda!
E njëjta problematikë, e njëjta menaxhere, i njëjti subjekt, por përgjigjen ndryshe sepse kësaj radhe e pyeste “Stop”-i, pra, edhe pagë lufte, edhe bonus.
Odeta: Përshëndetje Zonjë!
Menaxhere “Sport Vizion”-Përshëndetje!
Odeta: Unë jam Odeta nga emisioni “Stop”, si jeni?
Menaxhere “Sport Vizion”-Po, përshëndetje!
Odeta: Vajzat, kur do ta marrin pagën e luftës? Sepse ka kaluar tashmë edhe paketa e dytë në skemën ekonomike?
Menaxhere “Sport Vizion”-Po! Odeta…Jemi në proces e sipër. Në sistem ka dalë, që është miratuar dhe normalisht këtë presim, të kalojë në llogaritë e vajzave. Asnjë nuk ka përfituar aktualisht, që flasim.
Odeta: Tani të të sjell një shembull, një aplikim dhe një përfitues? Sepse e kam këtu, që të jemi transparente me njëra-tjetrën.
Menaxhere “Sport Vizion”-Patjetër, patjetër!
Odeta: Përtej kësaj, çfarë do të bëhet me atë bonusin? Duke llogaritur edhe transportin e pasiguruar.
Menaxhere “Sport Vizion”-Transporti ka qenë i siguruar! Odeta, tani…
Odeta: Tani vajzat nuk do të gënjejnë se kishe edhe motivacionin që ata lanë edhe punën. S’besoj se dikush në kohë pandemie, i ikën truri dhe lë edhe punën. Kupton? Janë 12, se ndonjërën mund të kapi edhe frika nga Covid dhe ikën. Po të gjithave u iku mendja?
Menaxhere “Sport Vizion”- Odeta, rregullat besoj, se i dimë dhe duke qenë se ishim në proces për të përfituar paketën e dytë, ne nuk mund të kalonim pagesat.
Shitësja: Flori, të premten keni kaluar për shumicën e punëtorëve, kanë marrë nga 100, 140, 150 mijë lekë. Ne nuk kemi marrë asgjë.
Menaxhere “Sport Vizion”-Do të kalojë “Paga e Luftës”, ndihma domethënë, që quhet, dhe pastaj në fund do të bëhen llogaritë. Atë që, i kemi thënë gjithmonë!
Odeta: Juve si kompani, këtë bonusin që u keni bërë premtimin vajzave, do ua jepni Florida?
Menaxhere “Sport Vizion”-Në fillim të muajit qershor, patjetër! Do të bëhen llogaritë, dhe do t’i kalojnë gjithsecilit diçka simbolike.
Odeta: Dëgjo Florida, ta them në mënyrë shoqërore, ti e di që ne e ndjekim deri në fund. Deri sa të marrin gocat pagën.
Menaxhere “Sport Vizion”-E di shumë mirë procedurën aty!
Odeta: Jo, unë e kuptoj se ti je thjeshtë menaxhere aty, të lutem komuniko me zotin Edmond.
Menaxhere “Sport Vizion”-Patjetër! Patjetër, patjetër!
Odeta: Dhe të arrini një marrëveshje, që vajzat të marrin pagën e luftës, dhe atë bonusin që u keni premtuar gjatë kohës së sakrificës. Mirë?
Menaxhere “Sport Vizion”-Patjetër Odeta! Gjithë të mirat!
Odeta: Florida të përshëndes, gjithë të mirat!
Menaxhere “Sport Vizion”-Mirupafshim! Gjithashtu, mirupafshim!
Të nesërmen e kësaj bisede në llogaritë e vajzave kishte kaluar paga e luftës.
Shitëset- Përshëndetje, Stop-i! Një ditë pasi ju keni ndërhyrë, neve na është hedhur “Paga e Luftës” nga Kompania “Sport Vizion”. Tani na është premtuar bonusi, që do na jepet më 4 Qershor. Shumë faleminderit emisionit “Stop”! /tvklan.al