1 milion Euro pasuri në pronësi të Redjan Rrajës dhe të afërmve të tij i kanë kaluar përfundimisht në administrim shtetit.
Vendimi për konfiskimin e aseteve të të dënuarit me burgim të përjetshëm u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila më pas ja kaloi policisë për ekzekutim.
Tashmë 8 pasuritë me vlerë 1 milion Euro, mes të cilave 5 godina, biznese dhe garazhe do të administrohen nga shteti nëpërmjet Agjencisë së Aseteve të Konfiskuara në Ministrinë e Brendshme.
GJKKO shprehet se konfiskimi i pronave të Rrajës nga u bazua në ligji, pasi u provua se ai ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në një ngjarje të rëndë të regjistruar në 2019, për të cilën u dënua në Korrik të 2023.
Ai u mbyll përjetë në qeli si një prej autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku, i cili humbi jetën dhe Landi Muharremit, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho apo Rrumi.
PASURITË E KONFISKUARA
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marslea Çiça;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja;
7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella;
8. Një orë dore (Rolex).
Tv Klan