Lajme Arkiva 2003

Për herë të parë këtë vit shteti do tregojë më shumë kujdes ndaj të prekurve me virusin HIV-AIDS. Janë parashikuar më tepër para për blerjen e preparateve antivirus. Janë kokrra që zgjasin jetën dhe e përmirësojnë atë, por kushtojnë, një i sëmurë me HIV kërkohet të shpenzojë për këtë medikament rreth 1500 Dollarë në muaj. Që nga viti ’93 Shqipëria llogarit 116 raste me AIDS, 40 prej tyre kanë vdekur.

Të dhënat e publikuara tregojnë se vetëm këtë vit janë zbuluar 18 raste gjysma e të cilave janë femra. Trajtimi i tyre bëhet në spitalin infektiv ku qëndrohet pak. Shtrimi ndodh kur ka temperaturë, pneumoni dhe diarreh të zgjatur dhe kura për ta është njëlloj me të tjerët dhe aspak të veçuar në pavijone.

Mustafa Xhani: Ajo që u ka munguar të sëmurëve tanë kanë qenë medikamentet retroviral, të cilët jo vetëm kushtojnë, nuk është ky problemi kryesor, por është problemi që për burokraci nuk janë zhvilluar në kohë tenderat dhe nuk është arritur që të sigurohen dhe me tu çelur buxheti i ri i shtetit ne mendojmë që tre muajt e para të zhvillohen të gjitha procedurat e duhura dhe të sëmurët të marrin këto retrovilare.

Por nën moton “Jeto dhe lër të tjerët të jetojnë” , ju është bërë thirrje edhe gazetarëve për moscënimin e personave të prekur. Promocioni këtë vit duke marrë shkas nga mesazhi i Janan, nis nga kreu i shtetit. Lufta nis nga këtu, duke investuar më shumë.

“Në radhë të parë qeveria duhet të rrisë financimet e të hartojë një strategji më konkrete dhe më afatgjatë dhe të tregojë kujdes me të madh ndaj grupeve të emigrantëve sidomos klandestinë që hyjnë në vendin tonë”.

Sipas publikimit më të fundit të institutit të studimeve të opinionit publik grupet e rrezikuara janë minoritetet, pra romët, punëtorët e seksit dhe përdoruesit me injeksion të drogës./tvklan.al