Studimet e fundit botërore tregojnë se ka një rritje të numrit të personave që vuajnë nga alergjitë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 në 7 persona vuan nga alergjia. Mjekja alergologe Gjustina Loloçi tha se ndryshimet e klimës kanë zgjatur periudhën e polenizimit, duke bërë që pacientët të kenë më shumë shqetësime.
Gjustina Loloçi: Simptomatika është më e rëndë në verë, me simptoma që zgjasin dhe simptoma më të theksuara në rrugët e poshtme të frymëmarrjes. Pacientët normalisht janë të rritur në numër. Arsyeja janë ndryshimet klimaterike që bëjnë zgjatjen e sezonit dhe rritjen e përqendrimit të poleneve në ajër, agjenti shkaktar është i lartë.
Shpesh alergjitë mund të nagëatërrohen edhe me virozat stinore. sidomos në moshat pediatrike.
Gjustina Loloçi: Dallimi bëhet te kohëzgjatja e këtyre simptomave, do vazhdojnë deri në fund të sezonit. Deri në mes te Qershorit…Te sëmundjet alergjike nuk kemi temperaturë, por bllokim hundësh, rrjedhje ose kruarje të syve, hundës, qiellzës.
Humbja e kufijve midis dimrit dhe verës, rritja e temperaturave, luhatjet e reshjeve të shiut janë të gjithë faktorë që ndikojnë më tepër në shfaqjen e alergjive.
Klan News