Interi ka arritur marrëveshjen për transferimin e Petar Sucic nga Dinamo Zagreb. Mesfushori spikati me skuadrën kroate dhe tani bën hapin e madh në karrierë.
Për kartonin e 22-vjeçarit, Interi do të paguajë 14 milionë Euro, plus 2 milionë Euro në formë bonusesh. Sucic shihet si zëvendësues i Hakan Calhanoglu, pas problemeve të shumta të shfaqura nga turku.
Kjo lëvizje mund të konsiderohet edhe si lajm i keq për mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllani.
Futbollisti kuqezi luajti disa ndeshje si zëvendësues i Calhanoglu dhe shpresonte të kishte më shumë minuta në të ardhmen, por afrimi i Sucic shton rivalitetin për të.