Ish-trajneri i njohur i futbollit, Sven-Goran Eriksson ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Ai humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne, shkruan BBC.

“Sven-Goran Eriksson ka ndërruar jetë. Pas një sëmundjeje të gjatë, Sven ndërroi jetë në mëngjes në shtëpinë e tij rrethuar nga familjarë”, deklaroi familja e suedezit në një deklaratë.

Eriksson u diagnostikua me tumor në pankreas në Janar të këtij viti. Në një dokumentar për jetën e tij, 76-vjeçari dha një mesazh prekës për të gjithë.

Ai kërkonte që të mos ketë keqardhje, por të pranohet vdekja si pjesë e jetës.

“Mendoj se të gjithë jemi të frikësuar nga dita kur vdesim, por jeta ka të bëjë gjithashtu me vdekjen. Duhet të mësosh ta pranosh ashtu siç është. Shpresoj se do të më mbani mend si një djalë pozitiv që u përpoq të bëjë gjithçka që mund të bënte. Mos kini keqardhje, buzëqeshni”, shprehej ai.

Në Shkurt të vitit të kaluar, si pasojë e sëmundjes ai u tërhoq nga roli i tij si drejtor sportiv në klubin suedez Karlstad.

Suedezi ka qenë trajner i Anglisë, ekip me të cilin shkoi deri në çerekfinalet e Botërorit në vitin 2002 dhe 2006.

Gjatë karrierës së tij Erikson ka drejtuar Gothenburg në vendlindjen e tij Suedi, Benfica-n në Portugali dhe Lazion, Romën, Fiorentinën e Sampdorian në Itali./tvklan.al