Trajneri suedez Sven-Goran Eriksson u nda nga jeta në moshën 76-vjecare pas një sëmundjeje të rëndë. Në muajin Janar të këtij viti ai njoftoi publikisht se kishte një sëmundje të pashërueshme dhe mund t’i kishte mbetur edhe 1 vit jetë.
Eriksson është një prej trajnerëve më të njohur në botë. Ai ka drejtuar skuadra si Roma, Lazio, Fiorentina dhe Sampdoria, Manchester City, Kombëtaren e Anglisë dhe të Meksikës e shumë të tjera.
Ai ishte trajneri i parë jo-britanik i kombëtares angleze, të cilën e udhëhoqi për pesë vjet nga viti 2001 deri në vitin 2006.
Ai ka fituar shumë trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kupën UEFA me Goteborgun, kupën e kupave dhe superkupën UEFA me Lazion. 3 kampionate në Portugali me Benfikën, 3 kupa Italie me 3 skuadra të ndryshme.
Edhe pse me një jetë të trazuar si nga ana sportive, por edhe personale, Sven – Goran Eriksson shihet si një nga trajnerët më të veccantë sa i përket ideve të tij për futbollin.
Kjo e bëri atë të gëzonte respektin e tifozerisë dhe profesionistëve.
Tv Klan