Sven Goran Eriksson shkon në Meksikë, viziton stadiumin dhe flet me trajnerin e Univesrsidat Nacional dhe në fund heq maskën. Në të vërtetë nuk bëhet fjalë për të por për një sozi të suedezit. Ai është humoristi anglez Derek Williams, që ka vendosur të hiqet si Eriksson, duke shkuar deri në Meksikë ku ish-trajneri i Anglisë do të stërvisë së shpejti kombëtaren e këtij vendi.

Sven Gorani i rrem pasi ka ndjekur stërvitjen në Univesidat Nacional ka biseduar me trajnerin Ricardo Ferreti, i cili ka pranuar se i kishte pëlqyer shakaja. Ferreti ka deklaruar se Erikssoni i rremë i kishte thënë se po kërkonte lojtar të rinj për grumbullimin e tij të parë. Një ngjarje e tillë ka shtyrë federatën Meksikane të futbollit të lëshojë një deklaratë për shtyp ku shkruhej:

“Eriksson aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe personi i ardhur në Meksikë ishte vetëm një sozi.”

Ata  e kanë quajtur sjelljen e komikut Derek Williams, i cili ka barë famë falë ngjashmërisë së tij me Sven Goran Eriksson, nja shaka pa kripë./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku

Montazh: Vilma Halialj