Martesa e dy vajzave në tarracën e bashkisë së Tiranës para ca ditësh, shkaktoi jo pak reagim në vendin tonë. Këtë të Mërkurë në studion e “Opinion” të ftuarit folën për rastin, kultin e familjes apo mënyrën si shoqëria i trajton romancat mes dy gjinive të njëjta.
Në një moment, Blendi Fevziu shtroi pyetjen disi “të sikletshme” se si e kryejnë aktin seksual dy persona të së njëjtës gjini.
Altin Hazizaj: Unë nuk kam nevojë të martohem për ta jetuar një marrëdhënie. Në fund të fundit është ai akti që firmoset, për të ndarë ca përgjegjësi të përbashkëta. Të gjithë si qenie njerëzore kemi një orientim seksual.
-Blendi Fevziu: Po të së njëjtës gjini, si bëjnë seks mo?!
Altin Hazizaj: Po ç’të duhet ty mo, si të duan ta bëjnë… Është e drejta e tyre! Ti a ke bërë seks me veten tënde, 13 vjeç, kurdo që e ke bërë për herë të parë? Është shumë personale, si të jenë rehat. Më thuaj si e ke bërë me veten tënde…Hë pra tashi!/tvklan.al