Pothuajse të gjitha raketat balistike dhe dronët e lëshuar nga Irani ndaj Izraelit në një sulm të paprecedentë u rrëzuan pa goditur objektivat e tyre duke vënë në pah mbrojtjen e fuqishme raketore të Izraelit ndihmuar nga SHBA dhe aleatët. Shumica e më shumë se 300 dronëve si dhe raketave, që mendohet se janë lëshuar nga brenda territorit iranian gjatë sulmit 5-orësh u kapën përpara se të arrinin në Izrael, më shumë se 1,100 milje nga vendi i nisjes së tyre.
Ushtria izraelite tha se 99% e raketave të lëshuara nga Irani u kapën nga Izraeli dhe aleatët e tij dhe vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në Izrael. Izraeli përdori një mburojë mbrojtëse për të bllokuar sulmin masiv me dron dhe raketa të Iranit në territorin izraelit gjatë natës. Grupi i tij mbrojtës përfshin raketa “Iron Dome” me rreze të shkurtër dhe raketa me rreze të gjatë Arrow-2 dhe Arrow-3. Sistemi me rreze të gjatë Arrow-2 dhe Arrow-3, i zhvilluar nga Izraeli është projektuar për të kapur raketat balistike duke përdorur një kokë lufte të ndashme që përplaset me objektivin.
Ky lloj sistemi u përdor për herë të parë që nga shpërthimi i 7 tetorit të luftës me Hamasin për të kapur një raketë në Detin e Kuq të lëshuar drejt territorit të saj. Marina amerikane rrëzoi të paktën tre raketa balistike duke përdorur sistemin e mbrojtjes raketore Aegis. Avionët e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike rrëzuan një numër dronësh sulmues iranianë, ndërsa avionët francezë u ngritën nga baza ajrore e Francës në Jordani për të mbrojtur Izraelin, por edhe Jordaninë, e cila i kishte bërë thirrje Francës të ndërhynte.
Ndërkaq sistemi Iron Dome në Izrael ka gjithashtu radar që zbulon raketat dhe më pas përdor një sistem komandimi dhe kontrolli që llogarit shpejt nëse një predhë, raketë apo dron përbën një kërcënim ose ka të ngjarë të godasë një zonë të papopulluar. Përgjimi i raketave iraniane, dronët i kushtuan Izraelit 1.35 miliardë dollarë brenda një nate. I zhvilluar nga Izraeli me mbështetjen e SHBA-së, është i specializuar në rrëzimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi. Ajo ka kapur mijëra raketa që kur u aktivizua në fillim të dekadës së kaluar edhe gjatë luftës aktuale kundër Hamasit dhe Hezbollahut dhe ka një shkallë suksesi mbi 90%. Nën dritën e kërcënimeve, Izraeli kohët e fundit po zhvillon një sistem të bazuar në lazer për të neutralizuar raketat dhe dronët e armikut.
Klan News