Dashuria e tyre ka patur uljet dhe ngritjet e saj. Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë çifti më i komentuar i showbizit kjo për shkak edhe të problemeve që kanë patur me njëri–tjetrin.

Por mesa duket Selena Gomez ka qenë ajo që ka trazuar ujërat. Modelja e njohur Hailey Baldwin ka folur për herë të parë live në Instagram sesi ndihet që gjatë gjithë kohës e krahasojnë me Selenën.

“Kam pasur vërtet, vërtet një kohë shumë të vështirë në lidhje me gjërat që njerëzit thonin dhe që më krahasonin dhe më kanë vendosur në një pozitë ku më kanë bërë të ndihem më pak femër”, është shprehur Hailey.

Hailey ka treguar ndër të tjera gjithashtu se për të përballuar komentet, ajo i kujton vetes se të tjerët nuk e dinë të vërtetën në lidhje me marrëdhënien e saj me Justin.

Modelja është shprehur se mediat i fryjnë lajmet vetëm që marrëdhënia me Justin të mbaronte. Selena dhe Justin i dhanë fund lidhjes së tyre  në Mars të 2018-s dhe vetëm pak muaj më vonë, këngëtari u fejua me Hailey Baldwin.

Klan Plus