Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme që kërcënojnë jetën e grave, me rreth 2.1 milion gra që vuajnë prej saj çdo vit.
Një studim i kryer së fundmi tregon se personat që vuajnë nga kanceri i gjitirt dhe janë në një marrëdhënie të shëndetshme shfaqin një rrezik më të ulët për komplikacione të ndryshme.
Ky hulumtim tregoi se femrat që ishin të kënaqura në marrëdhëniet e tyre kishin stres më të ulët psikologjik.
Autori kryesor i studimit, Rosie Shrout nga Universiteti Shtetëror i Ohio në SHBA shprehet: Gjetjet tona sugjerojnë që partneriteti i ngushtë mund të forcojë lidhjen në çift dhe gjithashtu ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e partneres gjatë periudhës stresuese, siç është lufta për të mposhtur kancerin.
Studimi vlerëson se marrëdhënia e mirë në çift, kujdesi dhe shkalla e lumturisë janë faktorë mjaft të rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit dhe përballimin e kancerit./tvklan.al