Sektori financiar në Shqipëri po njeh zhvillim të shpejt dhe iute është në ballë të transformimit dixhital, duke riformuar mënyrën se si ofrohen shërbimet financiare.
Përveç aplikimit për kredi që tashmë praktikohet gjerësisht, janë digjitalizuar edhe proçese të tjera si ai i kërkimit dhe marrjes së informacionit te regjistri i kredive, në Bankën e Shqipërisë; miratimi i kredisë, që dikur ishte një proces i gjatë që tani përfundon në pak minuta falë sistemeve të automatizuara; firma digjitale e cila përveçse ka disa nivele sigurie të larta, ka të njëjtën vlerë ligjore si ajo me bojë të njomë dhe shkurton kohën për miratimin e kredisë, i cili jo vetëm klientëve, por edhe punonjësve u kushtonin orë deri javë nga puna e tyre. Gjithashtu, shumë vërtetime të lidhura me gjëndjen e kredisë, mund të shkarkohen nga aplikaconi Myiute.
Tashmë klientët mund të aksesojnë shërbimet 24/7, pavarësisht vendndodhjes së tyre, duke i lejuar ata të menaxhojnë financat e tyre me lehtësi. Nëpërmjet platformës së avancuar të aplikacionit Myiute, integrimit të “machine learning” në proceset vlerësuese të kredive dhe shumë përditësimeve teknologjike, iute po vendos standarde të reja për shpejtësinë, aksesin dhe shërbimin e kënaqshëm për klientët.
Aplikacioni siguron gjithashtu siguri të nivelit të lartë, me veçori si ajo e nënshkrimit elektronik, duke u mundësuar klientëve të nënshkruajnë dokumentet e huasë në mënyrë dixhitale dhe të përshtatshme.
Përveç kësaj, kompania ka lançuar një platformë të re të shërbimit të klientit, duke ofruar mbështetje në kohë reale dhe zgjidhje të shpejtë të çështjeve, duke përmirësuar më tej përvojën për përdoruesit.
Falë këtyre zhvillimeve, iute është tashmë edhe partner i qeverisë shqiptare në edukimin financiar mbi paranë elektronike dhe pagesat online, si pjesë e projektit pilot “Pagesat elektronike, modernizim i shërbimeve financiare për konsumatorët dhe bizneset shqiptare”, udhëhequr nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Përmes kësaj iniciative, qeveria shqiptare dhe institucionet financiare synojnë të ulin përdorimin e pagesave me para fizike, të rrisin përdorimin e teknologjive dixhitale, të promovojnë inovacionin në sektorin financiar dhe të përmirësojnë përfshirjen financiare për të gjithë qytetarët.