Kjo është periudha më e bukur e vitit. Kudo mund të shohësh shumëllojshmëri ngjyrash dhe gëzim. Por ju mund të shijoni festat akoma më shumë duke krijuar një ambient të këndshëm në tryezën tuaj, duke festuar kështu me shumë stil.

Dhe pikërisht për t’iu dhënë disa ide se si të dekoroni tryezat në shtëpitë tuaja ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Armand Peza.

“Koncepti im për këto festa është që gjithmonë zonjat përveç

gatimeve,

të nxjerrin edhe servisin e mirë. Një set i kompletuar përfshin gotat e verës të mira, setin e pjatave, setin e lugëve dhe

pirunëve

.

E zeza është një mbulesë që bën më tepër kontrast dhe për ta thyer mund të vendosim mi të lule të kuqe. Impakti është fantastik. Po ashtu mund të vendosim edhe një trëndafil të kuq në pjatë.

Seti gold po ashtu ka një impakt shumë të mirë. Propozoj që dekori në mes të tavolinës të mos jetë shumë i lartë për të lejuar komunikimin mes njëri-tjetrit. Trendet e fundit që na vijnë janë pa mbulesë tavoline të madhe. Ngjyra gold është festive dhe shumë luksoze dhe kjo e bën më

glam

o

ur

natën.

Një tjetër dekor i mirë është edhe e kuqja dhe jeshilja me të cilat ne jemi rritur dhe i kemi patur prezent në festa. Është një kompozim i qëndrueshëm dhe duket fantastik. Në këtë tavolinë evidentohen më shumë qirinjtë. Pjatat metalike shkojnë shumë me këtë tavolinë”,

tha Peza.

/tvklan.al