Dija dhe kultura e lartë mbërriti pikërisht në epokën më të errët të njerëzimit, në Mesjetë.
Universiteti i parë në botë lindi në Bologna të Italisë, në vitin 1088, sëbashku me konceptin e institucionit shkencor të lartë, duke inauguruar fakultetin e parë, Jurisprudencën.
Bologna, krijoi një metodë që u imponua si standart i padiskutueshëm, duke nisur nga Evropa e më pas gradualisht në gjithë botën. Metoda u bazua në eksperimentimin e të dhënit mësim të lirë, pra plotësisht i pavarur nga autorizmi shtetëror dhe nga kontrolli publik apo fetar, pasi vetëqeveris nga profesorët dhe studentët. Bologna krijoi sistemin e fakulteteve laike të hapura për gjithë qytetarët, bolonjezë, të krahinave të tjera apo të huaj, dhe jo vetëm pra një e drejtë për klerin apo aristokracinë.
I njëjti sistem u përhap dhe vijon ende sot, duke krijuar një kulture globale të njëjtë që nga Mesjeta.
U pasua nga të tjerë universitete, në 1167 nga Britaniku Oxford, ai francez i Parisit, Universiteti Cambridge në 1209, ai i Padovas 1222, i Napolit 1224, i Sienës 1240 e të tjerë me rradhë, që ndër të tjera janë ende sot në funksion. Kontinenti i vjetër vijoi traditën e dijes e kulturës, dhe deri në vitin 1500 u hapën gjithsej 58 universitete, 21 prej të cilëve në Itali.
Lindën fillimisht si shkolla, të paktën dy dekada para secili prej tyre, dhe me pas u legjitimuan si Universitete, termi i vendosur dhe nga Bologna.
Para nisjes së aktivitetit të Universiteteve, 3 ishin modelet kryesore që mbizoteronin në atë epokë për të marrë dije, me mësues privatë që thirreshin dhe paguheshin nga shtresat e larta të shoqërisë për t’i dhënë dije fëmijeve të tyre, metoda religjoze që praktikohej në institute teologjie, dhe shkollat me karakter filozofik, duke ndjekur shembullin tipik të Greqisë antike. Në këto të fundit, ishin të ndara në disiplina të caktuara, nga Metafizika e deri tek e Drejta, ku ndjekësit impenjoheshin të diskutonin doktrinën specifike të mendimtarit e udhëheqesit të tyre.
Ndërkohë që një shembul i institute të lartë të studimeve, me karakter fetar dhe diskutim politik me pas, u themelua në Marok edhe me herët se Universiteti i Bolognes, në 859 nga vajza e një tregtari të pasur, Fatima al Fihriya. Fillimisht ajo krijoi një xhami, të cilën më pas e ktheu në qendër Medrese për mësime dhe edukim fetar. Vite me pas, Al –Karaouine e zgjerua dhe me shkenca të tjera, duke lëshuar edhe titullin e parë akademik në botë në Mjekësi , në 1207, i njohur si titulli më antik ekzistues për licensen e mjekut.
Unesco, Guinesss dhe disa historian konsiderojnë pikërisht në shkallë kronologjike si universitet të parë në botë, pavarësisht se pa etiketim, por thjesht një intitut arsimor, atë të Marokut, i ndjekur nga Universiteti i Parmës i themeluar si shkollë në 962, në vend të tretë Universiteti i Kajros Al Ahzir në Egjptit në vitin 975, dhe më pas atë të Bolognës themeluar pra në 1088.
Klan News