Manchester United ka nënshkruar me qendërmbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt deri në verën e 2029. Po nga Bayern Mynihu, pjesë e “Djajve të kuq” deri në Qershor 2028 do të jetë mbrojtësi nga Maroku, Nusair Mazraui.
Në total, klubi anglez do të paguajë për kartonin e futbollistit 60 mln Euro. Në kontratë përfshihet edhe opsioni i zgjatjes edhe për një vit tjetër për të dy lojtarët.
Dyshja e nisi karrierën në ekipin e të rinjve të Ajaks Amsterdamit dhe kur në stol ishte tekniku aktual i Junajtid, Erik ten Hag, ata bënë debutimin me ekipin e parë në kampionatin holandez.
25-vjeçari De Ligt fitoi kampionatin holandez në sezonin 2018-19 me Ajax-in, titullin e Serie A në 2019-2020 me Juventusin dhe Bundesligën në 2022-23 me Bayernin.
Por “Djajtë e kuq” nuk do të kenë në dispozicion për sfidat e para të Premier Ligës mbrojtësin e majtë, Ljuk Sho. Futbollisti ka pësuar një dëmtim në pulpë e ka nisur fazën e rekuperimit. Sfida e parë e United në kampiontin anglez do të jetë më datën 16 Gusht kundër Fulhemit në shtëpi.
Klan News