Të gjitha procedurat deri në emërim
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë në një mbledhje me dyer të mbyllura pikët për secilin kandidat që garon për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Lista pritet të publikohet nesër. Nëse ndonjë nga kandidatët nuk do të jetë dakord me vlerësimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do e ankimojë këtë vendim brenda 3 ditësh në Gjykatën e Apelit Administrativ”.
Pas përfundimit të procesit të ankimimit, nëse do të ketë një të tillë, lista i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi do të duhet ta zgjedhë me 84 vota Prokurorin e ri të Përgjithshëm të Republikës, mes Arta Markut, Fatjona Memçajt dhe Osjan Çelës.
Secili prej kandidatëve është intervistuar për mbi 1 orë. Lista me renditjen pritet të publikohet gjatë të enjtes. Nëse ndonjë nga kandidatët nuk do të jetë dakord me vlerësimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mund ta ankimojë atë brenda 3 ditëve në Gjykatën Administrative të Tiranës.
Për votimin, legjislativi ka 30 ditë afat nga dita e paraqitjes së propozimeve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Nëse parlamenti nuk do të mundë ta zgjedhë me tre të pestën e votave të të gjithë anëtarëve të tij, atëherë Prokuror i Përgjithshëm shpallet automatikisht i emëruar kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kreu i ri i organit qendror të akuzës do të ketë një mandat 7-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.
Por pas përfundimit të mandatit dhe me kërkesë të tij, Prokurori i Përgjithshëm emërohet në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Tv Klan