Moti i keq ka përfshirë Siçilinë. Një nga zonat më të prekura nga stuhitë është provinca e Katanias. Në komunën Torre Archirafi, rrugët u kthyen në lumenj ndërsa automjetet u morën para nga vërshimi i ujit. Disa prej tyre kanë përfunduar edhe në det.
Aktualisht mediat e shtetit fqinj nuk raportojnë për të zhdukur. Prej mëngjesit ka patur 64 ndërhyrje nga ekipet e emergjencave për shkak të motit të keq.
Autoritetet urdhëruan mbylljen jo vetëm të shkollave, por edhe të objekteve sportive, parqeve publike dhe tregjeve.
Ndërkohë, zonat e goditura nga përmbytjet në Spanjë, përfshirë qytetin Paiporta, po përgatiten për shira të rrëmbyeshëm.
Shërbimet e urgjencës kanë evakuar 3,000 njerëz në Malaga aty ku edhe shkollat janë mbyllur. Disa institucione arsimore gjithashtu kanë pezulluar mësimet në Valencia dhe disa komuna të Katalonjës.
Klan News