“Ai që abuzon me sigurinë ushqimore dëmton dhe kompanitë që janë të mira…”
Ditën që qeveria shpalli ashpërsimin e masave për tregtarët të cilët abuzojnë me sigurinë e produkteve ushqimore, prodhuesit vendas kërkojnë që të forcohen hallkat e monitorimit dhe ndëshkimit të tyre, të cilët sipas tyre po dëmtojnë prodhuesit e ndershëm vendas duke lënë më shumë hapësirë në treg për të huajt. Ata kërkuan që denoncimet për abuzuesit të bëhen me emra.
Një tjetër aspekt ku prodhuesit vendas kërkojnë ndërhyrje është edhe te formalizimi i këtij tregu. Informaliteti i lartë bën që sistemi i sigurisë ushqimore të jetë i dobët.
Bizneset kërkuan që qeveria të ushtrojë në treg kontrolle të shpeshta, ndërsa ndëshkimin ta bëjë me analiza dhe rezultate shkencore laboratorike.
Tv Klan