Festat e fundvitit shoqërohen me blerjen e më shumë produkteve dhe rritjen e konsumit. Për të parandaluar rreziqet që mund të kenë konsumatorët nga ushqimet e pakontrolluara apo edhe servirja e tyre nëpër restorante, Agjencia Kombëtare e Ushqimit në Shkodër ka shtuar inspektimet në terren.
Të dhënat për vitin 2024 në këtë qark flasin për masa paralajmëruese për dhjetëra biznese për plotësimin e kushteve dhe gjobitjen në rast përsëritje të shkeljeve.
Në këtë periudhë festash, kujdes të shtuar duhet të bëjnë edhe konsumatorët të cilët duhet të shmangin produktet e pakontrolluara dhe certifikuara dhe të mos blejnë tek shitësit ambulantë jashtë kushteve higjieno-sanitare.
Klan News