Simon Simoni do të luajë për Kaiserslautern. Këta të fundit kanë arritur marrëveshjen me Eintracht Frankfurt, për afrimin e portierit.

Bëhet fjalë për një huazim 18 mujor, me të drejtë blerjeje nga skuadra e Bundesliga 2.

Simoni ishte i huazuar te Ingolstadt nga vera, në një marrëveshje për një vit, por palët vendosën ndërprerjen e huazimit.

Kaiserslautern militon në Bundesliga 2, ku mban vendin e nëntë me 26 pikë të grumbulluar. /tvklan.al