Në Siri mund të jenë përdorur armë kimë gjatë një sulmi ku mbetën të vrarë 58 persona.
Sipas aktivisteve në terren, sulmi ka ndodhur në një nga qytetet që kontrollohet nga grupet rebele në veri-perëndim të Sirisë.
Dhjetëra persona raportohet të kenë mbetur të plagosur rëndë.
Mendohet se viktimat kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë.
Sipas të dhënave, Shteti Islamik ka përdorur më parë armë kimike në territorin e Sirisë.
Tv Klan