Në diskutim një karantinë e tretë totale
Kryeministri francez Jean Castex njoftoi për një mbyllje të menjëhershme të kufijve për udhëtaret që nisen nga jashtë Bashkimit Evropian, si mase nevojshme për të frenuar zgjerimin e pandemisë. Vendimi parashikon që, nga e diela, të gjitha udhëtimet drejt Francës nga vende që nuk janë pjesë e BE-se do të ndalohen. Por në të njëjtën kohë, ata që hyjnë në France nga vendet brenda Bashkimit Evropian do t’i nënshtrohen testeve anti-Covid.
Castex tha se policia do të përforcojë kontrollet për ndalimin e qarkullimit në mbrëmje dhe për rregullat e tjera në fuqi për parandalimin e përhapjes së Covid. Shifrat e pandemisë që raportohen në Francë konsiderohen të larta, pavarësisht ashpërsimit të masave në javët e fundit. Udhëtimeve drejt Francës do të ndalohen edhe për qytetarët e Britanisë së Madhe që nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë një karantinë totale në France ka qenë në diskutim gjatë të gjithë javës, e shoqëruar me paralajmërime nga zyrtarë të lartë të cilët theksojnë shifrat e larta të të prekurve dhe të të shtruarve në spitale. Por të Premten, kryeministri Castex tha se karantina totale mund të parandalohet.
“Ne e dimë impaktin e fortë të karantinës. Sot, duke pare shifrat e ditëve të fundit, shohim se kemi ende mundësi ta shmangim karantinën” u shpreh Castex.
Tv Klan