Agolli: Numri i vdekjeve vijon të jetë i lartë
Britania e Madhe vijon të përjetojë ditë të vështira si pasojë e pandemisë se koronavirusit. Mjekët në spitale thonë se vdekshmëria është problematike.
Lajmi se varianti i ri Covid-19 është më vdekjeprurës ka shqetësuar mjekët. Rexhep Agolli thotë se deri tani virusi ka pësuar 23 mutacione. Mutacionet kanë ndodhur kryesisht në proteinën spike dhe sipas ekspertëve kjo bën që vaksina të jetë efektive për të gjitha rastet.
Ndryshimet që po pëson Covid-19 do të cojnë në nevojën për të modifikuar vaksinën aktuale pas një periudhe kohore, njëlloj siç ndodh me vaksinën e gripit stinor.
Tv Klan