Juventus gjithnjë e më larg me Paul Pogba. Vendimi i CAS për ta pezulluar për shkak të pozitivitetit me doping po shtyn klubin italian të gjej zgjidhje me mesfushorin. Duke iu referuar mediave italiane, bardhezinjtë synojnë t’i japin lamtumirë mesfushorit. Një vendim që do i hapte udhë epokës së re të Thiago Mottës në stol dhe për të ulur kostot.
Pogba i cili u rikthye te Juventusi në verën e vitit 2022 me parametra zero nga Manchester United ka një kontratë deri në verën e vitit 2026. Një marrëveshje që depoziton 8 milionë euro plus 2 milionë Euro të tjera në formë bonusi.
Shifra që nuk janë në përputhje me strategjinë e re ekonomike të bardhezinjve. Periudha e gjatë e pasivitetit të lojtarit, e cila filloi disa javë para pezullimit për doping për shkak të problemeve fizike peshon rëndë në buxhet.
Vetëm 12 ndeshje të shtrira në dy sezone të ndryshme për një total prej 213 minutash janë shumë pak për atë që Juventus kërkonte nga Pogba. Ndeshja e fundit e francezit me fanellën bardhezi daton më 3 Shtator kundër Empolit.
Gjithsesi, edhe nëse do të ketë në marrëveshje, divorci do ndodhte në fundin e muajit Janar, ku do i lejonte Pogba për të gjetur skuadrën e re për muajin mars. Destinacioni i mundshëm konsiderohet MLS, si një kampionat që do shërbente jo vetëm për të shfaqur talentin, por edhe për arsyeje jetese.
Klan News