Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Prej tre vjetësh në luginën e lumit Drino në pjesën e poshtme të qytetit të Gjirokastrës hidhen çdo ditë afro 150 metër kub mbetje urbane. Gjendja paraqitet kritike sidomos në hyrje të qytetit përgjatë 3-4 km në pjesën e poshtme të qytetit.
Tej ndotja e lumit Drino që ka shkaktuar deri dhe ngushtimin e shtratit është kthyer në një problem ambiental emergjent. Bashkia realizojë disa vite më parë një investim prej 1.4 milion lekësh, por që pati rezultate gjysmake për shkak të mos realizimit të plotë. Aktualisht pritet aplikimi i një projekti tjetër për përmirësimin e gjendjes së mbetjeve urbane financuar nga Komuniteti Europian.
Flamur Bime:- “Unë e kam biseduar me ministrin e mjedisit, me prof. Et’hem Rukën, i cili na ka ofruar mundësinë dhe ne kemi aplikuar për një projekt të Komunitetit Europian që të bëhet përfundimisht dhe të zgjidhet problemi i Gjirokastrës. Ajo jo vetëm që do të rregullohen do të evadohen, por dhe do të përpunohen”./tvklan.al