Kompania e prodhimit të makinave në Japoni, Nissan, ka arritur që të mbyllë tremujorin e fundit të vitit të shkuar me fitim, duke habitur të gjithë analistët që kishin bërë një parashikim të zymtë.
Fitimet erdhën pas rikthimit të kërkesave për makina nga konsumatorët, duke mposhtur krizën e muajve të fundit.
Sipas Reuters, prodhuesi i automjeteve regjistroi një fitim prej 258.71 milionë Dollarë në periudhën Tetor-Dhjetor 2020. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kompania shënon një rritje në viti me disa milionë.
Tashmë kompania është më optimiste, por sërish të gjitha parashikimet tregojnë se viti 2021 do të jetë me humbje pasi kërkesa për makina ka rënë sërish.
Kriza ekonomike ka prekur dhe sektorin e prodhimit të automjeteve, pasi të gjitha analizat ekonomike parashikojnë që Nissan dhe kompani të tjera të ngjashme në vitin 2021 do të kenë rënie të shitje. Kjo vjen si pasojë e uljes së kërkesës për automjete, pasi shumë vende janë të mbyllura dhe lëvizjet janë të kufizuara./tvklan.al