“Kriza ekonomike ka vënë në vështirësi sistemin bankar”
Mungesa e likuiditetit dhe kriza që po kalon vendi qenë disa nga shqetësimet që kreu i opozitës Lulzim Basha ndau me përfaqësues të shoqatës së mikrofinancës.
Në takim theksi u vu tek vonesa në ripagimin e kësteve dhe shtyrjet e detyruara që sipas përfaqësuesve të shoqatës kanë ulur me 60% arkëtimet vetëm në institucionet e mikrokreditit.
Statistikat flasin për 175,000 vende pune të krijuara nga bizneset e financuara prej institucioneve të mikrokreditit, ku vetëm gjatë vitit 2019 kanë mbuluar 68% të të gjithë kërkesave për kredi në vend.
Por lufta për mbijetesë ka bërë sipas kreut të opozitës që shumë biznese të mbyllin vendet e punës, ku më të prekurit janë të rinjtë.
Tv Klan