Federata e Futbollit e Kinës ka përjashtuar përgjithmonë 38 futbollistë dhe pesë zyrtarë klubesh pas përfshirjes në trukime ndeshjesh dhe lojëra fati. Në total, 43 persona të pezulluar pas hetimit dy-vjeçar, si pjesë e një goditje ndaj korrupsionit në futbollin kinez që kishte pësuar rritje të madhe vitet e fundit.
Hetimi zbuloi se 120 ndeshje ishin fiksuar, me 41 klube futbolli të përfshira. Këto persona u përjashtuan përjetësisht nga aktivitetet e lidhura me futbollin dhe 17 të tjerë u ndaluan për pesë vjet pasi u zbuluan se ishin përfshirë në ryshfet dhe trukim ndeshjesh, për ta rënduar bilancin në 60 individ të përfshirë.
Sporti kinez është përballur prej kohësh me korrupsion, ku tifozët shpesh kanë kritikuar për performancën e dobët edhe ekipin kombëtar të meshkujve. Kina nga ana e saj ka rritur vëmendjen për goditjen e korrupsionit të lidhur me futbollin. Në gusht, ish-zëvendës presidenti i Federatës Kombëtare të Futbollit u dënua me 11 vite burg për marrje ryshfeti, ndërsa ish-drejtori i departamentit të garave u dënua me shtatë vite burg për të njëjtën vepër penale.
Klan News