Këto pamje tregojnë momentin kur 4 persona grabisin një dyqan në Librazhd. Tvklan.al mëson se këta “profesionistë”, dyshohet se qëndrojnë pas disa grabitjeve në qarkun e Elbasanit, në qytetet si Librazhd, Cërrik, Belsh e Peqin.
Koha e preferuar për grabitjet e tyre janë orët e natës. Të maskuar të gjithë me kapuçë, grabitësit në fjalë mësohet se e monitorojnë për disa ditë me radhë biznesin që kanë vënë në shënjestrën e tyre.
Gjatë kohës që kryejnë grabitjen, shoferi nuk del asnjëherë nga automjeti e pasi largohen, ata zëvendësojnë targat e makinës me targa falëse.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’u shpëtuar policisë, burime nga kjo e fundit bëjnë të ditur se hetuesit kanë mundur t’i identifikojnë 4 personat në fjalë dhe po punohet për kapjen e tyre./tvklan.al