Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, komenton situatën politike, sipas tij opozita është e përçarë. Një pjesë e saj nuk pranon monopolizimin nga Berisha.
Skënder Gjinushi: “Partitë e tjera kërkojnë një apsirë tjetër,ë, nuk duan më monpolizimin politkws s’djathtë na PD-ja, veçanrisht na Berisha. I trëmbur nga ky, kjo tendencë modernizimi, pra që, vrehet në të djathtë, pra për të ndryshuar imazhin e të djathtës dhe për të mundsuar si të thuash alternimin e pushteteve Berisha ësh hedhur përsëri në aksion për të bërë që dominante të jetë përsëri alternativa e tij pra jo e forcs, sepse ktë taktikë ose kshu ësh brujtur dhe kto metoda ka përdor që prej nëdhjet e shtatës si për mbajtjen e pushteti edhe për marrjen e pushtetit. Kshu që, kjo, ë, mendoj që është arsyja kyesore që ka nxitur Berishën ose e ka detyruar domthënë të riçfaqet edhe njëherë në dimensionet e tija të mëparshme, sepse ai ka frikë si t’thuash na ky moderacion, se…, gjë që do ta çonte atë në çfaktorizim, prandaj dhe do ta rikthejë prap konfliktin në një konflikt dy personash Nano-Berishë.”
Përballë një opozite që tenotn bashkimin, e majta duhet të rikuperojë elektoratin e humbur dhe të shmangë akuzat e brëndshme.
Gjinushi: “Duhet edhe që PS-ja, jo vetëm t’mos psojë më rënie, të stabilizohet në kto shifra, por përkundrazi t’bëjë dhe nji rikuperim të letë, qoftë duke rimarrë ca vota që ka falur në formë dushkash ose forma të tjera me parti satelite, qoftë duke rritur koezionin brenda vetes. Arsyja që ne kemi humbur më shumë pikë, pra si e majtë në tërësi dhe si politikë dhe që është humbur kohë, si t’thuash dhe ka pasur disa ndryshime çndryshime qeveritare të herëpashereshme kanë qënë përplasjet e brëndçme dhe veçanërisht akuzat dhe ndërakuzat për korrupsion, për të cilat asnjëherë nuk është hedhur dritë, gjithmonë janë mbyllur me paqe, të caktuara me kompromise ose me tërheqjes të njërës palë apo tjetër, por asnjerë, domthënë, nuk është vënë kapak përfundimisht për t’kaluar në atë që para opinionit publik mos të ketë më shakara t’tilla, sepse në fund të fundit ajo është një tallje me opinionin publik në rast se për shëmbull dy liderë, deri dije nuk linin gjë pa thënë, pastaj një ditë të bukur janë përsëri, bashkëpunojnë pëshembull, siç qe dhe bashkëpunimi me opozitën dikur, pastaj i rikthehen përsëri akuzave të mparshme.”
Skënder Gjinushi tha se takimi PS -PSD me internacionalen socialiste ndikoi pozitivisht duke shkrirë marrdhëniet e ngurtësuara prej një kohe të gjatë në qeverisje mes dy selive. /tvklan.al