Deklaratat e fundit në rrjetet sociale mund të shkaktojnë pasoja te Barcelona. Lionel Messi i ka shpallur luftë të hapur drejtorit sportiv dhe ish-shokut të tij, Erik Abidal. Kjo ka sjellë pakënaqësi te drejtuesit e klubit, që janë të dyzuar për të bërë një zgjedhje: shkarkimin e Abidal apo largimin e Messit.
Një mundësi jo fort e pëlqyeshme kjo, por mediat kanë zbuluar se në kontratën e argjentinasit ndodhet një klauzolë që e lejon të largohet në verë dhe gjasat janë që të ndodh që këtë vit.
Gjashtë janë destinacionet e “pleshtit” me Inter që kryeson listën. Zikaltërit kërkojnë të sfidojnë Juventusin për titull dhe një transferim i Messit në Milano do të shtonte rivalitetin me Cristiano Ronaldon.
Manchester City: Pep Guardiola shpreson që të ketë sërish nën urdhrat e tij lojtarin që me të në fushë e shndërroi futbollin në një lojë fituese.
Borussia Dortmund: Dëshira për të sfiduar Bayern Munich mund ta detyrojë Messin që të transferohet te verdhezinjtë, që me argjentinasin në fushë mund të bëjnë mrekullira.
Rikthimi te Newell Old Boys do ishte një ide e mirë për t’i dhënë fund karrierës plot suksese. Ndërkaq, alternativa thuajse të pamundura janë ato të Stoke City dhe Stevenge.
Klan Plus