Sllovenia dhe Italia janë pro zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një letre të dërguar homologëve evropianë, shefat e diplomacive të Sllovenisë dhe të Italisë, Samuel Zhbogar dhe Franko Fratini, kanë nënvizuar rëndësinë e zgjerimit të bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Letra e dërguar dy ditë më parë ka si qëllim nxitjen e debateve të reja për zgjerimin në takimet e ardhshme të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Sipas ministrisë së jashtme sllovene në letër flitet jo vetëm për rëndësinë e zgjerimit me këto shtete ballkanike, por edhe liberalizimit të regjimit të vizave me to.

Gjithashtu bëhet thirrje për konsensus politik, që me plotësimin e kushteve, të cilat Këshilli i Evropës ua parashtron të gjitha vendeve, do të mundësonte dhe thjeshtëzimin sa më të shpejtë të këtij regjimi vizash.

Ministria e jashtme sllovene e mbyll njoftimin me shpresën se përparimi i çështjes së vizave do të realizohet në mandatin e përbërjes së aktuale të komisionit evropian./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle