Përbërësit:
1 pjepër i vogël
2 pjeshkë
125 gr kos
4 kuba akull
Përgatitja:
Pastrojmë pjeprin nga farat dhe lëkura. Presim pjeprin dhe pjeshkën në copa të vogla dhe i hedhim në mikser. Shtojmë kosin dhe kubat e akullit dhe e përziejmë derisa të përftohet një masë homogjene.
Smoothie me pjepër dhe pjeshkë është gati. Ju bëftë mirë!/
tvklan.al