Përbërësit:

500 gr kos

1 banane

2 lugë mjaltë

2 lugë kakao

Përgatitja:

Vendosim në një enë kosin, mjaltin dhe kakaon dhe i përziejmë. Marrim një tepsi, vendosim letrën e pjekjes dhe hedhim masën e përgatitur. Presim bananen në feta dhe ia vendosim sipër. Më pas tortën e vendosim në ngrirje për rreth 3 orë.

Ju bëftë mirë!

/tvklan.al