“Pro Business” Emisioni dedikuar 100 perqind bizneseve drejtuar nga Oljana Maloku, eshte ndalur në këtë puntatë tek Fabrika e Përpunimit të Qumështit “Lufra” e cila ka afro 28 vite që sjell në treg për konsumatorët produkte te freskëta bulmeti. Lënda e parë është e shenjtë për kompaninë, e pikërisht për këtë ajo ka një bashkëpunim të ngushtë me qindra ferma të vogla dhe të mëdha në të gjithë Shqipërinë ku mer qumështin.
Gjithashtu Përfaqësues të Kompanisë kanë ndjekur edhe politika mbështetëse për të nxitur fermerët që të shtojnë bagëtitë. Cdo hallkë është e kontrolluar, nga ushqimi që i jepet kafshëve, vaksinimi, kontrollet, e më pas analizat e njëpasnjëshme laboratorike në fabrikë. Për kafshët ka një database të saktë, dhe kjo bën të mundur që të jetë transparente e gjithë gjurmueshmëria. Nga një punishte e thjeshtë në vitin 1992 kur nisi punën, sot Fabrika “Lufra” është një nga kompanitë më moderne që gëzon tekneologji sipas standarteve Evropiane. Lufra përpunon afro 50 ton qumësht të freskët cdo ditë. Kompania ka krijuar vende punë jo vetëm në zonën e lushnjes ku është e lokalizuar fabrika por në të gjithë shqipërinë falë bashkëpunimit dhe shtrirjes që gëzon. Gjithsej numërohen afro 300 të punësuar, nga të cilët 70 vetëm brenda kompanisë. Higjena brenda kompanisë është maksimale.
Kur puna bëhet nga e gjithë familja dhe me të njëjtën frymë pozitive padyshim produktiviteti është më i mirë dhe rezultati final tek konsumatorët është ai i dëshiruari. Kjo ndodh në familjen Ndreka, të gjithë janë të angazhuar maksimalisht për mbarëvajtjen e kompanisë që cdo gjë të funksionojë sic duhet Zonja e parë e familjes Ndreka i qëndron në këmbë kësaj punë në cdo hallkë nga viti 1992. Për emisionin Pro Business Zonja Antoneta Ndreka tregon edhe historinë mjaft interesante sa edhe të cuditshme të mënyrës se si ka nisur ky biznes në fillim nga ajo dhe bashkëshorti i saj.
Kompania ka një shtrirje me produktet e shumëllojshme në të ghitë shqipërinë. Në pjesën e fundit të këtij emisioni u fol për skemat mbështetëse nga qeveria ku theksi është vënë tek sektori i blektorisë.