Antarët Socialistë të Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe të Check-Up në Shëndetësi kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranë për Bexhet Zeqirin, auditues i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ata e akuzojnë për kryerjen e veprës penale “Refuzim për të dëshmuar” pasi në seancën e fundit të komisionit hetimor ai refuzoi në mënyrë të përsëritur për t’ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve socialistë.
Në shkresën e firmosur nga 6 deputetët socialistë, pretendohet se Zeqiri ka konsumuar vepër penale duke refuzuar të dëshmojë përpara komisionit hetimor.
Tv Klan