Lajme Arkiva 2003
Konfliktet e brendshme politike pengesë për asocim-stabilizimin e Shqipërisë, raporti i prezencës së OSBE-së prezantuar një ditë më parë kritikon rezultatet e zgjedhjeve dhe situatën paszgjedhore konfliktuale.
Shqipëria vuan nga një sistem drejtësie jo eficente dhe mungojnë mjetet për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet. Ngadalësimi i reformave si edhe ndërthurja gjithnjë e më e madhe e interesave të biznesit me politikën kërkon transparencë.
Zgjedhjet e parakohshme mund të jenë një zgjidhje për krizën rrjedh nga boshllëku i ministrave në qeveri dhe mungesa e vullnetit për ti kaluar ato thuhet në raportin e OSBE-së ndërsa lideri demokrat Sali berisha e vlerëson pozitivisht deklaratën e ambasadorit Osmo Lipponen si mjaft korrekte dhe realiste, reagimi i socialistëve është i ndryshëm.
Musa Ulqini: Më në fund ka ardhur koha pas 12 vjetësh pluralizëm që edhe në Shqipëri përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar të cilët paguhen jo thjesht për të monitoruar proceset tona këtu, të flasin me një gjuhë të pastër shqipe, e kam fjalën ti thonë gjërat troç dhe ti vënë pikat mbi i.
Gazetarja: Ju mendoni se të gjitha kritikat që ka bërë OSBE-ja nuk janë troç?
Musa Ulqini: Nuk bëj asnjë koment për kritikat që ka bërë OSBE-ja por ata duhet të thonëj se kush janë përgjegjësit e vërtetë që kanë cenuar kaq rëndë imazhin e zgjedhjeve në kryeqytet.
Bardhyl Agasi: Zoti Lipponen i kishte shprehur edhe më parë qëndrimet e tij që do të mbante në këtë raport. Jemi të shqetësuar vërtet për ato probleme që ngrihen edhe në raportin e presidencës së OSBE-së i problemeve që janë vërtet shqetësuese për Partinë Socialiste por edhe për të gjithë klimën politike në Shqipëri.
Lekë Çukaj: Ai nuk ka thënë ashtu siç e komentojmë ne këtu. Që do të thotë se mund të ketë pasur probleme në Himarë dhe për Himarën flet ai. Zgjedhjet në Himarë, thotë, janë për këto qendra votimi më keq se në datën 12. Normalisht nëse ka ndihur ashtu, ashtu duhet të jetë, por jo për të gjithë zgjedhjet apo për ti penalizuar të gjitha zgjedhjet e Shqipërisë. Së dyti kur thotë që zgjedhjet e përgjithshme janë një mundësi, edhe unë them që gjithmonë janë një mundësi zgjedhjet e përgjithshme që nga dita që bëhen e deri në ditën që përfundon mandati./tvklan.al