Një reaktor nuklear në Hënë brenda vitit 2035
Rusia dhe Kina drejt një bashkëpunimi në hapësirë. Sipas kreut të Agjensisë Ruse Hapësinore “Roscosmos”, Yuri Borisov, dy fuqitë po konsiderojnë mundësinë e ndërtimit të një reaktori nuklear në Hënë brenda vitit 2035. Kjo gjë do të ishte në kuadër të furnizimit me energji gjatë fazës së kolonizimit të Hënës.
Është e ditur se NASA në kuadër të misionit Artemis do të instalojë një koloni në sipërfaqen e satelitit tonë brenda vitit 2030.
Sipas agjensisë ruse të lajmeve Ria, deklarata e bërë nga kreu i Roscosmos, thekson se plotësimi i projektit do të realizohet nga 2032-2035, dhe se roli i Moskës do të jetë të ofrojë ndihmë në kuadër të fushës së energjisë nukleare hapësinore. Dhe gjithashtu ky është në vijëmisinë e punimeve, pasi Rusia e Kina tashmë kanë bashkëpunuar edhe më parë në një tjetër mision mbi Hënë.
Klan News