Mbeten rreth 3 javë nga zgjedhjet presidenciale amerikane dhe gara vijon të jetë në kufijtë e paparashikueshmes, sipas asaj që tregojnë sondazhet. Më i fundit është kryer nga Nju Jork Tajms, që parashikon mbështetjen në 2 prej 7 shteteve të lëkundura.
Në Arizonën e konsideruar si bastion historik të republikanëve, por që në 2020-ën votoi për demokratët duke luajtur rol kyç në fitoren e Xho Bajdenit, peshorja po anon në krahun tjetër. Republikani Donald Tramp kryeson me 51% të votave, me një diferencë prej 5 pikësh ndaj rivales demokrate Kamala Herris.
Ndërsa në Pensilvani kryeson Herris me 50%, 3 pikë mbi Trampin. Diferenca duket e thelluar krahasuar me zgjedhjet e 2020-ës, kur Bajen fitoi të gjithë delegatët e këtij vendi pasi kishte 1.17% avantazh. Kur Tramp siguroi mandatin e parë në 2016-ën, fitoi në këtë shtet me një avantazh prej 0.7%, ndaj demokrates Hillari Klinton.
Sondazhet tregojnë se deri më tani Harris është në avantazh në 4 nga 7 prej këtyre shteteve, krahas Pensilvanisë edhe në Nevada, Uiskonsin e Miçigan. Në 3 të tjerët, Arizonë, Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia është Tramp në avantazh. Në shkallë kombëtare, Herris kryeson me prej 2% ndaj Trampit, një diferencë që gjithsesi është brenda marzhit të gabimit.
Tv Klan