Atmosfera e festave të fundvitit në Tiranë nis prej mbrëmjes së sotme, me një spektakël të vërtetë për “Natën e Bardhë”, një festë e kthyer në traditë prej shume vitesh, në sheshin “Skënderbej”.

Festa do të nisë me ndezjen e dritave tek sheshi nga Bashkia Tiranë dhe më pas me spektakël, me një koncert që sjell artistët më të njohur shqiptarë dhe me atmosferë magjike festive.

Në këtë spektakël madhështor të “Natës së Bardhë” do të ngjiten në skenë artistët më të dashur si Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Anxhela Peristeri, Semi Jaupaj, Sardi Strugaj dhe shumë të tjerë.

Ky koncert falas te sheshi “Skënderbej” do të mbyllet në mesnatë me spektaklin e fishekzjarreve nga Bashkia e Tiranës.

Klan News