Kompania e muzikës Sony Music është në bisedime të avancuara për të blerë të drejtat për muzikën e grupit legjendar anglez të rokut Pink Floyd për shumën rekord të 500 milionë dollarëve. Lajmin e jep Financial Times që zbulon edhe prapaskenat e negociatave.
Grupi Pink Floyd është përfshirë kohët e fundit nga mosmarrëveshje të shumta personale midis anëtarëve veçanërisht mes Roger Waters dhe David Gilmour, që e kanë bërë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje.
Albumet ikonë të Pink Floyd përfshijnë “The Dark Side of the Moon” dhe “The Wall”.
Grupi performoi së bashku për herë të fundit në një koncert bamirësie në Londër në vitin 2005, kur anëtarët lanë pas mosmarrëveshjet.
Shitja e të drejtave të muzikës së Pink Floyd është bërë objekt diskutimesh prej vitesh duke bërë që shumë të interesuar të dështojnë.
Gjigandi japonez, Sony i cili tashmë ka blerë të drejtat e Bruce Springsteen dhe Bob Dylan thuhet se po përgatitet të shpenzojë 1 miliard dollarë për muzikën e grupit Queen.
Tv Klan